Debati pas peticionit në Shqipëri, çfarë po e rrezikon gjuhën shqipe sipas Mehmet Krajës?

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka reaguar mbi debatin për gjuhën shqipe.

Kjo pasi një grup intelektualësh, profesorëve dhe kategorive të tjera iu drejtohen përmes një peticioni që të ndalojnë njerëzit jokredibilë të dalin nëpër ekrane televizive, pasi në këtë mënyrë po kritikojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Por Kraja beson se rreziku më i madh i gjuhës shqipe kanoset nga braktisja e folësve të saj.

“Vrasja e gjuhës shqipe – braktisja e madhe nga folësit e saj! Jo nga mosdija, jo nga mosnjohja; jo nga shkencëtarët sharlatanë ose nga “budallenjtë e etimologjive”; as nga mungesa e kulturës gjuhësore, as nga dogma e standardit.  Kërcënimi më i madh gjuhës shqipe i vjen nga braktisja e folësve të saj”, ka shkruar Kraja në Facebook. /Gazeta Express