Sot zhvillohet takimi në Bruksel për dinarin, Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të BQK-së

Sot do të mbahet takimi në mes të Kosovës e Serbisë, i thirrur nga ndërmjetësi i BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel.

Ftesa i është bërë palëve nga Lajçaku për të diskutuar mbi Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nuk do të shkojë në këtë takim duke deklaruar se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.

Kosovën këtë herë e përfaqëson Banka Qendrore e Kosovës, e cila dje ka konfirmuar për T7 se do të marrin pjesë në takim kur diçka e tillë është e nevojshme.

Nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Edukim Financiar kanë thënë se BQK edhe kohë më parë është shprehur e gatshme që të takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë dhe se njëjtë i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese.