Ky është arsimtari kosovar që shpërfilli SBAShK-un, mban orë mësimi

Klasët e 8-ta të shkollës fillore “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë kanë mbajtur sot mësim.

Mësimdhënësi Ramadan Beqiri, ka njoftuar se ka zhvilluar orën mësimore përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai ka treguar se me nxënësit e klasës së tetë, ka bërë përsëritje nga mësimet e kaluara. “Vazhdojmë në orët vijuese”, ka thënë Beqiri, duke treguar kështu se nuk është pjesë e grevës.

Ramadan Beqiri është babai i Arianit Beqirit, asistentit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.