VISAR SABIT THAÇI, dëshmor i kombit
( 31.10.1976-18.07.1998 )
Visari u lind më 31.10.1976 në Besianë. Ishte fëmiu i katërtë me radhë nga pesë fëmijët e prindërve Sabit e Nefise Thaçi.
Shkollën fillore si dhe të mesmen i kreu në Besianë.
Tek Visari që nga rinia e hershme ishin vërejtur shenjat e trimërisë, guximit dhe patriotizmit për kombin dhe atëdheun. Me plot guxim e shkathtësi i kryente detyrat që ia parashtronin shokët e idealit siç ishte shpërndarja e afisheve, shpërndarja e fletushkës “Çlirimi”, e cila atëherë ishte gazeta më e ndaluar nga regjimi serb, mirëpo Visari sakrifikonte dhe at e shpërndante madje edhe në vendet më delikate.
Në demonstratat e vitit 1989 ishte gjithmonë i pranishëm dhe aspak nuk ia kishte frikën armikut.
Pasi e kreu shkollën e mesme për shkak të kushteve ekonomike, Visari nuk pati mundësi t’i vazhdoj mëtutje mësimet universitare për arsye se prindi i tij ishte punëtor arsimi dhe në at kohë arsimtarët nuk paguheshin dhe ishin të padëshiruar për pushtuesin serb.
Për veprimtarinë e tij ilegale, ai ishte i ndjekur disa herë nga policia serbe dhe në këto situata duke mos pasur perspektivë që ta shijojë jetën rinore u detyrue sikur edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë që të migronte drejtë perëndimit.
Në fillim ishte vendosur në Gjermani e pastaj në Zvicër, ku mer pjesë në klubin shqiptar “ILIRIDA” dhe e vazhdon punën e tij për ta ndihmuar atdheun e tij të robëruar. Ai bashk me shokët e tij më 23 qershor 1998 niset për t’i dalë krah UÇK-së.
Në mbrëmjen e 17 korrikut 1998 në kufirin shqiptaro-shqiptar ndeshen me forcat e armikut, ku zhvillohet një betejë e madhe në të cilën Visari mer një plagë.
Edhe pse i plagosur ai nuk tërhiqet nga beteja që vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Më 18.07.1998 me harxhimin e municioneve dhe humbjen e disa shokëve edhe Visari bie heroikisht në altarin e lirisë.
Trupi i tij fillimisht u varros në Jasiq të Junikut.
Ndërsa 4 vite më vonë me gjetjen e trupit të tij pas shumë përpjekjeve nga familja dhe ndihmës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ceremonia e rivarrimit të dëshmorit u bë në fshatin Gegaj i Ulët (Zakut) në Besianë. Tani Visari me dëshmorët e ZOLL-it pushojnë në varrrezat e dëshmorëve në Penuhë.
Shkruar nga Arsim Thaçi.