Aksident trafiku të Katedralja në Prishtinë, shkaktohet kolonë në rrugë

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në kryeqytet, pikërisht të Katedralja.

Nga aksidenti janë formuar edhe kolona në rrugë.

Derisa për dëmet eventuale ende nuk dihet, por nga pamjet shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e policisë dhe po merren me rastin./Sinjali