Dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore, Policia dhe Dogana aksion në disa barnatore në veri

Policia dhe Dogana e Kosovës ka realizuar sot aksione në në dy lokacione në Veri.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i cili tha se aksioni po zhvillohet në barnatore.

“Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore”, tha Elshani.