Rusia dhe Kina kanë diskutuar në mbldhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999, ndonëse kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me këtë çështje nuk ishte aprovuar.
Ambasadori i Rusisë dhe ai i Kinës kanë qenë në të njejtën linjë teksa kanë folur për vendimin e NATO-s për të bombarduar Jugollsavinë.
Vasily Nebenzia ka thënë se NATO “ka kryer agresion të paligjshëm kundër një vendi sovran nën pretekst të rremë”, ndërkohë përfaqësuesi i Kinës në Këshill të sigurimit e ka quajtur si “luftë të paligjshme”.
Ndaj këtyre qëndrimeve të Rusisë dhe Kinës ka qenë përfaqësuesi i SHBA-së, zv.ambasadori Robert Wood, i cili ka thënë se veprimet e NATO-s në vitin 1999 kanë qenë të nevojshme dhe legjitime për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë dhe se SHBA s’ka asgjë për të fshehur në përkrahjen e bombardimit të Jugosllavisë më 1999.
Ai tutje ka kritikuar Rusinë se po synon t’i shfrytëzojë për kampanjë propaganduese, ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e 90-ta.
Ambasadori i Francës në OKB, Nicolas de Riviere ka kërkuar që nëj diskutim i tillë të ndërpritet duke bërë thirrje që “historia t’iu lihet historianëve”.
Fjalën në diskutim e ka marrë edhe përfaqësuesi i Sllovenisë, duke kujtuar për vrasjet dhe krimet kundër civilëve të ndodhura 25 vite më parë.
Propozimi i Rusisë për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë u mbështet vetëm nga tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit, ndërsa 12 të tjerët abstenuan./Express/