Humanisti Burim Zejnullahu shtron iftar për policët e Podujevës

Mbrëmë policët e stacionit në Podujevë, që ishin në orar gjatë kohës së iftarit, u shërbyen me iftar nga drejtori i Shoqatës “Tradita”, Burim Zejnullahu.

Ai bashkë me aktivistin e kësaj shoqate, shihen teksa shtrojnë iftarin për policët llapjanë.

Kjo u bë e ditur edhe në njoftim të shoqatës në fjalë.

Njoftimi i plotë: 

Në iftarin e sotëm drejtori i shoqatës z.Burim Zejnullahu dhe aktivisti ynë Ledion Spahiu kishin nderin dhe privilegjin të janë në shërbim të Policisë së Kosovës në stacionin policor në Podujevë.

Përveq që kaluam një iftar të mrekullueshem kishim kënaqësinë që t’i shërbejmë atyre të cilët janë gjithmonë në shërbimin tonë dhe sigurinë e vendit.

Për fund kishim edhe nga një dhuratë simbolike për të pranishmit për nderë të muajit të bekuar të Ramazanit.