Opozita vija të kuqe VV-së, përjashtojnë mundësinë e koalicionit me partinë në pushtet

Partitë opozitare i kanë vendosur “vija të kuqe” Lëvizjes Vetëvendosje. Askush prej opozitës parlamentare nuk dëshiron që të bashkëpunojë me partinë e Albin Kurtit për qeverinë e ardhshme.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë thënë për Ekonomia Online, se preferencë e tyre është të shkojnë në zgjedhje të vetme, teksa preferojnë edhe bllok opozitar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashiq Qalaj, thotë për Ekonomia Online se kjo parti preferon që në zgjedhje të shkojë e vetme. Thotë se prioritet është që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje për shkak të keqqeverisjes.

Ju e dini se kryetari i partisë zoti Krasniqi dhe të gjitha strukturat e partisë, duke përfshirë deputetët dhe anëtarët e kryesisë…, janë duke bërë vazhdimisht thirrje për zgjedhje. Për ne është prioritet që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje për shkak të udhëheqjes së keqe të qeverisë aktuale dhe ne synojmë që me kandidatin që e kemi bërë zyrtar tash për kryeministër dhe me angazhime gjithë kombëtare të Partisë Demokratike ne t’i fitojmë zgjedhjet sa më shpejt që mbahen zgjedhjet është e mirë për shkak se prapë po them e kemi një degradim në komplet jetën e qytetarë. Ndërsa sa i përket koalicioneve, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme dhe do të synojë që ta marrë Qeverinë”, thotë Qalaj./EO