Mediumi gjerman, DerWesten.de ka shkruar për mundësinë e një lufte në Ballkan, duke theksuar në titullin e një artikulli të sotëm mendimin e ekspertëve se “Putini po vë bast” për këtë.
Ushtritë e Putinit janë tërbuar në Ukrainë për më shumë se dy vjet. Në këmbim, shtetet perëndimore po ndihmojnë vendin të mbrohet kundër trupave ruse.
Por sipas ekspertëve në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, presidenti rus po vë bast për një luftë të re në Europë në mënyrë që ta dobësojë mbështetjen perëndimore në luftën në Ukrainë. Serbia mund të jetë shkas për këtë, shkruan mediumi.
Dy ekspertë amerikanë nga “Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive” paralajmërojnë për një luftë të re që mund të luajë në duart e sundimtarit të Kremlinit, Vladimir Putin. Sipas vlerësimeve të tyre në Wall Street Journal, Ballkani mund ta ndihmojë atë. Sepse një front i ri mund ta dobësojë mbështetjen perëndimore në luftën në Ukrainë.
Mediumi gjerman shkruan se një konflikt i ri do t’i jepte Kremlinit mundësinë për të fituar ndikim lokal dhe për të larguar vëmendjen nga Ukraina përmes trafikut të armëve dhe ndërmjetësimit.