Bajrami i reagon shpejt Muratit: Ministër propaganda, në qeveri të matet puna, jo fjalët

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar menjëherë pasi ministri i Financave, Hekuran Murati tha foli për rritjen e investimeve kapitale “në nivelin më të lartë ndonjëherë”.

Bajrami shkroi në Facebook se Murati, të cilit i është referuar si “ministër propaganda”, po flet “me shifra të pasakta”, raporton Gazeta Express.

“Minister propaganda, Prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton – ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 – 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inlfacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, shkroi Bajrami.

Deputetja shkroi se Murati po krenohet “me investimet kapitale të komunave”.

“Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë”.

“Mjaftë me propagandë se s’po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët”, shkroi në fund ish-ministrja.