Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamje të projektit fitues për koncept- dizanin e kopshtin në Lagjen Mati 1.
“Kryeqyteti po fillon një epokë të re me ambiente edukative moderne gjithëpërfshirëse, ku fëmijët do të përgatiten jo vetëm në rrafshin edukativ, por edhe në atë social dhe emocional.”
“Në thelb të konceptit të “Folesë” është të kuptuarit se ambienti luan rol thelbësor në zhvillimin e fëmiut. Është tanimë e dokumentar rëndësia e krijimit të një ambienti të sigurt, të cilin fëmiu e njeh, në rrënjosjen e ndjenjave të sigurisë dhe përkatësisë. Duke dizajnuar hapësira që u përgjajnë atyre të shtëpisë, ne kemi synuar që ta mbështesim zhvillimin kognitiv dhe emocional të fëmiut, duke bërë që dalja e tyre e parë midis të tjerëve të jetë më miqësore.”