E dhimbshme: Vdes një 2 vjeçare, Policia e Kosovës jep detaje

Një vajzë dy vjeçare është gjendur pa shenja jetë në fshatin Zallq të Istogut, përkatësisht tek familja Zymberaj në Istog.

Përkitazi më këtë rast detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Fadil Gashi, zëdhënës për rajonin e Pejës ka thënë për Indeksonline se rreth orës 12:00, dy vjeçarja është gjetur në një bazën të vogël të shtëpia e saj.

Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.