Anëtarësimi i Kosovës në KiE: Ndryshon data se kur do të diskutohet në Asamblenë e saj

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka ndryshuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror.

Në agjendën e re, diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, i cili ishte paraparë të zhvillohej më 18 prill, do të zhvillohet dy ditë më herën – pra, më 16 prill.

Për këtë ndryshim, Përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në Këshillin e Europës, Suzana Grubjeshiq komentoi me tone propagandistike për Euronews Serbia. Ajo tha se ndryshimi u bë pasi, sipas saj “ekziston frika se nuk do të ketë mjaft deputetë në sallë më 18 prill sepse ata tashmë po largohen nga Strasburgu”.