Nga VV thonë se në Bruksel nuk ka diskutime për rregulloren e BQK-së e as për dinarin

Në përpjekjen e retë me radhë për të gjetur zgjidhje për cështjen e dinarit, Bashkimi Evropian nis më 4 prill takimin e ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke konsideruar se takimet paraprake ishin të dobishme, ka shkruar se pret të gjendet një zgjidhje për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Në përgjithësi, takimi ka qenë i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë t’i shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund u konkludua se do të duhej edhe një tjetër takim. Palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të kapërcejmë hendekun e mbetur”, tha Lajçak.Në Koosvë ndërkaq, kritikave të opozitës se Qeveria po i disktuon cështjet e brendshme i është përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari Komisionit për Integrime Evropiane nga VV Agon Batusha tha se në Bruksel nuk ka diskutime për rregulloren e BQK-së e as për dinarin.