A do të fillojë mësimi nesër?

Nuk ka marrëveshje ende mes Qeverisë dhe SBASHK-ut.

Kjo nënkupton që në rast se nuk do të arrihet një gjë e tillë edhe pak orë, atëherë nuk do të fillojë as në ditën e hënë.

Të premtën kishte një takim mes palëve, por që asgjë konkrete nuk u arrit. Dje ministrja Nagavci tha se fëmijët po humbin shumë nga kjo grevë, por përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit nuk po lëshojnë pe nga kërkesat  e tyre dhe janë të vendosur deri në plotësimin e tyre.

Nga data 25 gusht, shkollat dhe çerdhet në Kosovë, janë në grevë. Kërkesa e Sindikatës për ta ndalur grevën është 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.