Komisioni Disiplinor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e ka pezulluar nga puna inspektorin Qenan Maxhuni, i cili sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, falsifikonte vendin e origjinës për mishin që dyshohet se kompania “Apetit” e importonte nga Brazili dhe e shiste në Shqipëri si mish i prodhuar në Kosovë, raporton Express.
Gazeta Expres ka siguruar vendimin e AUV, ku thuhet “Pezullohet nga marrëdhënia e punës sipas detyrës zyrtare në shërbimin civil; z.Qenan Maxhuni, Inspektor Veterinar i AUV’së”.
“Të pezulluarit sin ë pikën 1 të këtij vendimi i pezullohet marrëdhënia e punës në AUV, deri në marrjen e vendimit tjetër .I pezulluari do të kompensohet me 50 të pagës mujore sipas dispozitave ligjore në fuqi, pezullimi mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet tutje në vendim.
“Komisioni duke u bazuar në ndjeshmërinë e çështjes, bazuar në neni 59 paragrafi 4 dhe nenit 69 paragrafi 1 nën paragrafët 1.1 të Ligjit nr 08/L-197 për Zyrtarët Publik, vendosi që nëpunësi z.Qenan Maxhuni në pozitën e Inspektor Veterinar të pezullohet sipas detyrës zyrtare, sepse ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil ndaj të cilit ka filluar procedura disiplinore, pengon hetimin disiplinor ose mund të cenoj ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij”, thuhet në arsyetim