Gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Takimi nis në orën 11:00.
Në Bruksel, më 25 mars, pati përfunduar pa marrëveshje takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit si mjet pagese me para në dorë, është i ndaluar në Kosovë që nga muaji i kaluar.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha atë ditë se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb, pas takimeve që zhvilloi me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.