Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, nuk ka dhënë vlerësim aspak të mirë për të Dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Koosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Lajçak ka qenë një fatkeqësi e pazbutur në punën e tij të mëparshme”, ka shkruar Butikofer, duke folur për raportimet se diplomati sllovak do të marrë pozitë të re pas zgjedhjeve evropiane.
“Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”.
Lajçak raportohet se do të jetë Ambasador i BE-së në Zvicër. Ai ka qenë emisar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nga viti 2020.
Butikofer është politikan gjerman i cili ka shërbyer në PE nga viti 2009. Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër Evropiane.