Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim Komisioneren Parlamentare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj, të cilën e uroi për detyrën e re në të cilën është emëruar.
Kështu bën të ditur, ministria e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë, Maqedonci u zotua se gjatë mandatit për të cilin është emëruar Zeqiraj, do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë në ushtrimin sa më efikas të detyrës së saj.
“Duke e njohur mirë ushtrinë si një ish-ushtarake, me të do të punojmë ngushtë në ruajtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të personelit ushtarak”, theksoi ndër tjerash ministri.