Plagosje në Fushë-Kosovë, një 30-vjeçar dyshohet se është qëlluar me armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Fushë Kosovë, në afërsi të një marketi në rrugën “Bedri Pejani”, ku dyshohet se është plagosur një person. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por që të dyshuarit janë arratisur.

Siç merr vesh Sinjali, personi i plagosur është rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se është shtetas i huaj.

Sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar nga një veturë në lëvizje, ku ndodheshin personat e përfshirë në rast.

Posa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur gëzhoja dhe prova të tjera që lidhen me rastin.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për redaksinë se vetura e të dyshuarve është gjetur e braktisur dhe akoma nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detaje të reja pasi rasti të konfirmohet edhe nga Policia.