LDK e AAK i konsiderojnë shqetësuese paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, fajtor e shohin Qeverinë

Anëtarët e Komisionit për Arsim nga radhët e opozitës, i shohin si shqetësuese paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, ndërsa kërkojnë që si shkak i përplasjes të mos e pësojnë nxënësit, raporton Ekonomia Online.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i konsiderojnë të drejta kërkesat e sindikatës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që situata me arsim të diskutohet në Kuvend.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, thotë për Ekonomia Online, se ky paralajmërim vjen si pasojë e mungesës së dialogut ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës.

Sipas Dumoshit, ekzekutivi po synon t’i fusë nën ombrellën e saj të gjitha sindikatat. Thekson se kërkesat e SBAShK-ut janë të drejta, marrë parasysh inflacionin e lartë.

Ky lajm nuk është i mirë për nxënësit për arsimin në përgjithësi por kjo vjen si pasojë e një mos dialogu ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës të Arsimit. Ne e kemi parë që gjithmonë kanë qenë refuzues qeveria dhe mundohet që të gjitha sindikatat me i fut nën ombrellën e tyre andaj edhe problemet pastaj rriten. Kërkesat e SBASHK-ut kanë qenë rritja e pagave, ne e dimë që po kalojmë me një krizë të madhe ku paga e cila është e arsimtareve ose mësuesve për shportën e tyre familjare është e paktë”, thotë Dumoshi.

Ajo theksoi se si opozitë kanë paraqitur një kërkesë për ndryshimin e ligjit për vitet e 90-ta dhe për të njohur kontributin e mësimdhënësve në atë kohë.

“Po sigurisht ne kemi edhe kërkesën për ligjin për ndryshimin e ligjit për vitet e 90-ta për të njohur kontributi i profesorëve dhe arsimtareve në atë kohë të cilët ballafaqohen për pjesën e pensionimit ku nuk munden me i përmbush dhe gjithë kontributi i tyre jetësor nuk shpërblehet me një pension adekuat”, u shpreh Dumoshi.

Kritika për mënyrën e trajtimit të sindikatave nga Qeveria ka edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, veçse kërkon që nxënësit të mos përdoren për

Ajo thekson se si shkak i situatës aktuale ndërmjet Qeverisë e Sindikatës, ka edhe përçarje ndërmjet mësimdhënësve.

Më bie të përsëritëm që asnjëherë nuk duhet të viktimizohet dija dhe mësimnxënia e fëmijëve tanë për të zgjidhur çështje të cilat mund të zgjidhen me dialog dhe mund të zgjidhen duke vënë përgjegjësin tek akterët të cilët duhet të merren me çështje të caktuar të arsimit, prandaj e konsideroj të panevojshme grevën duke i dhënë edhe një bust negativ mësimdhënies, mësimnxënies sepse këtë rast përpos fëmijëve në këtë rast kemi edhe një problem edhe një përçarje të jashtëzakonshme që po ndodh mes mësimdhënësve sepse po krijohen situata të tilla konfuze të cilat përpos humbjes së mësimit po shkaktojnë edhe probleme në kolegjialitetin edhe në bashkëpunimin e bashkërendimin që do duhej të jetë nivelit shumë të lartë kur të flasim me arsimin e në vendit tonë”, thotë Reshitaj./EO