E mrekullueshme: Ky është i riu kosovar që kreu shkollën për pilot

Gjilani si komunë dhe Livoçi i Poshtëm, si vendlindje ndihen krenarë më shumë se të tjerët me pilotin e ri, Dardan Zeqiri.

Në vitin 2018, Dardan Zeqiri fitoi bursë të plotë nga Hungaria për studime në këtë shtet dhe pas katër viteve, më datë 7 shator 2022 i përfundoi shkollimin.

Me provimin final gjithëpërfshirës të studimeve përfundoi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Aviacionit në Universitetin e Debrecenit, Hungari.

Bashkangjitur me titullin Inxhinier i Aviacionit, Dardani mori edhe titullin pilot profesional me licencën e pilotit komercial, kreditet e teorisë së ATPL’s, UPRT, MCC si dhe nivelin ICAO 6 për gjuhën angleze në aviacion.

Për këtë sukses, Zeqiri falënderon familjen për përkrahje dhe inkurajim në studime./Mediafokus.info