Gerald Ford, presidenti i parë i ShBA-së që njohu zyrtarisht Ramazanin dhe Fitër Bajramin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka shkruar për një kuriozitet interesant pikërisht për muajin e Ramazanit në të cilin jemi, dhe në prag të festës së Bajramit.

“A e dini se: Në vitin e tij të parë në detyrë më 1974, Presidenti Ford u bë presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht Ramazanin – dhe festën e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të shenjtë – në një kontekst amerikan. Ai lëshoi ​​mesazhe zyrtare me këtë rast gjatë gjithë mandatit të tij si President”, thuhet në njoftim.

Gerald Rudolph Ford Jr. ishte një politikan amerikan që shërbeu si presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara nga 1974 deri në 1977.