Profesoresha nga Peja viktimë e aksidentit me motoçikletë mbrëmë në Prishtinë

Një aksident trafiku kishte ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në lagjen Emshir në Prishtinë.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë një këmbësore dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Burimet e Indeksonline mësojnë se e  ndjera është, Nushe Lajqi, e cila ishte profesoreshë në universitetin ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë.