“Rrugën e bëjmë bashkë”, Lumir Abdixhiku në Malishevë- ndan fotografi nga Oda e familjes Kafexholli

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar mbrëmë se ka qenë në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Ai ka qëndruar në odën e familjes Kafexholli.

Aty, Abdixhiku tha se ka patur një bashkëbisedim të hapur dhe të ngrohtë me kryefamiljarë.

“Sonte, qëndrova në fshatin Bellanicë të Malishevës. Oda e familjes Kafexholli ishte e hapur për ne. Aty pata një bashkëbisedim sa të hapur aq edhe të ngrohtë me kryefamiljarë. Ju faleminderit! Rrugën e bëjmë bashkë.”