Macron bën thirrje për përmbajtje: Po punojmë për de-eskalim të situatës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka dënuar sulmin me dronë dhe raketa të Iranit ndaj Izraelit, i cili thotë se kërcënon ta destabilizojë rajonin.

“Franca po punon për de-eskalim me partnerët e saj dhe bën thirrje për përmbajtje”, shkroi Macron në X.

Ministria e Jashtme franceze të premten këshilloi qytetarët francezë të mos udhëtojnë në Iran, Liban, Izrael dhe territoret palestineze.