Mëngjesin e së dielës, një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës, u përfshi nga flakët në rrethana akoma të paqarta dhe shkaktar dyshohet të ketë qenë rryma. Persona të lënduar nuk ka, por që dëmi i shkaktuar është shumë i madh.
Sinjali mëson se zjarri i madh që e përpiu objektin e kompanisë ‘Kastrati SHPK’ që merrej me grumbullimin e frutave, shkaktoi dëme që kapin vlerën e rreth 4 milionë eurove.
Pronari ka deklaruar para Policisë se dyshimet e para janë se zjarri shpërtheu si pasojë e energjisë elektrike.
Në vendin e ngjarjes, gjatë ditës së djeshme janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.”