I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë para tre vjetësh ishte dënuar për dhunë në familje

Një grua është vrarë të martën në Pejë, vrasjen dyshohet se e ka kryer bashkëshorti i saj me inicialet E.L.

Sipas Klan Kosovës ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje në vitin 2021.

Sipas këtij mediumi ai ishte dënuar me 400 euro.

Instituti i Mjekësisë Ligjore është në pritje për ta marrë trupin e viktimës, teksa i dyshuari tashmë është arrestuar

“Vrasja ka ndodhë në qendër të Pejës në banesë. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë Shkodran Nikçi.