Sot u bën 25 vjet nga masakra në fshatrat Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit.
Foshnje, fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Në mesin e 77 kufomave të vrara e të masakruara ishin edhe foshnje nga mosha 6 muajshe deri te të moshuarit 75-vjeqar.
Edhe pas më shumë se dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.