“Deri kur”, Edona Llalloshi sjell këngë dedikuar grave të vrara në Kosovë

Këngëtarja e njohur, Edona Llaloshi ka publikuar projektin e saj të ri muzikor, të titulluar “Deri kur”.

Kënga i dedikohet grave të vrara nga burrat.

Kujtojmë se brenda katër ditëve në Kosovë, u vranë dy gra.

Të premten e kaluar në Ferizaj iu mor jeta një 21- vjeçare nga ish- bashkëshorti i saj.

Dhe mëngjesin e së martës, Gjyljeta Ukella u vra me dy plumba pas kokës nga burri i saj.