Në Zveçan nis votimi për shkarkimin e kryetarëve, Peci nuk pret dalje të madhe të qytetarëve

Kryetari i Komunës së Zveçanit Ilir Peci, ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për procesin votimit për shkarkimin e kryetarëve.

Ai në një deklarim për Tëvë 1 ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të hapura kanë qenë shumica e pikave të votimit me përjashtim të dy të cilat sipas tij, do të jenë gati shumë shpejt.

Në këtë komunë, i pari që ka votuar ka qenë një qytetar i cili është vëzhgues në qendrën e votimit.

Peci ka thënë se nuk pritet të ketë dalje të madhe të qytetarëve, por ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Në Komunën e Zveçanit të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë, ndërsa janë të hapura pesë pika votimi.