Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani ka thënë për tëvë1.info se gjendja e sigurisë në orët e para të votimit në katër komunat veriore të Kosovës është e qetë.
“Situata është e qetë’, ka thënë shkurt Elshani.
Ndryshe, sot, (e diel) do të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore të Kosovës.
Shumica e qendrave të votimit janë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se do të jenë të gatshme t’i ndihmojnë KQZ-së për të organizuar një votim të mirë dhe paqësor./teve1.info/