Gjendet i vdekur në pyll një person në Batllavë të Podujevës

Një person është gjetur në pyll pa shenje jete, dje në Batllavë të Podujevës.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.