Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Prizren i zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar me identifikimin dhe kapjen e katër personave nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike në Suharekë.
Nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi kryesor i dyshuar për këtë rast është Sali Selmanaj, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, së bashku me tre personat e tjerë.
Lidhur me këtë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku përveç drogës ka sekuestruar edhe një pushkë gjuetie, disa telefona, veturë e para të gatshme.
Sipas Policisë, droga e konfiskuar kishte vlerën e 70 mijë eurove ku u sekuestruan edhe dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë./Sinjali