Zvicra i kërkon Serbisë të mos e bllokojë Kosovën, e Kosovës të themelojë Asociacionin

Përfaqësuesja e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga të dy palët t’i realizojnë premtimet e tyre.

Në fjalën e saj, ajo i bëri thirrje Serbisë të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të heq çdo paqartësi në lidhje me përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha përfaqësuesja e Zvicrës.

Po ashtu, ajo i kërko Kosovës “themelimin e Asociacionit pa vonesa”.

Zvicra kërkoi ndërtim të marrëdhënieve konstruktive mes dy vendeve.

“Të dy palët ndajnë përgjegjësi për uljen e tensioneve. Eskalimet si ajo e Banjskës duhet të shmangen me çdo kusht dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, deklaroi ajo.

Për votimin e djeshëm, përfaqësuesja e Zvicrës tha: “Zvicra ndjen keqardhje që komuniteti serb nuk mori pjesë. Inkurajojmë qeverinë e Kosovës të shtojë përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në shoqëri”