Ish-kryetari i VV-së tash analist, Visar Ymeri, ka komentuar raportin Freedom House dhe raportin e DASh-it për korrupsionin.
Ymeri ka thënë se VV-së ka filluar t’i pëlqejë korrupsioni e keqpërdorimi.
“Kurti na ka treguar që është i gatshëm me i luftu deri në fund të korruptuarit e tjerë, por t’i mbajë deri në fund të korruptuarit e vet. Ti e përdorë korrupsionin me luftu opozitën ose njerëzit që nuk të pëlqejnë. Vetëvendojes ka fillu me i pëlqy keqpërdorimi për përfitime partiake ose të tjera. Jo që janë imun ndaj korrupsionit, por iu ka vyjt kohë me kriju mekanizma për me u marrë me të njëjtat gjëra që i kemi dëgjuar në të kaluarën”, tha Ymeri në RTV Dukagjini.