Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier sot do të administroj betimin solemn të shërbimit për 10 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.
Ceremonia sipas njoftimit do të mbahet nga ora 11:00 deri në orën 13:00 dhe Hovenier do të mbajë fjalë rasti.
“Pas përfundimit të trajnimit 10 javor për gjuhë, kulturë dhe trajnim professional vullnetarët do të prezantohen para Ambasadorit Hovenier nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqës Dr. Carolyne Siganda si dhe në prani të Ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë znj. Arbërie Nagavci, Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe mysafirëve të respektuar”, thuhet në njoftim./teve1.info/