Balje thotë se nuk do të mbështesë martesat e të njëjtit seks

Përfaqësuesja në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, njëherësh kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, tha se nuk do të ndryshojë qëndrim lidhur me votimin për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

Balje tha se përkundër presioneve të paralajmëruara nga kryeministri Albin Kurti se do të angazhohet personalisht në sigurimin e votave për miratimin e Ligjit të ri Civil, ai nuk do të ndryshojë qëndrim.

“Nuk po e ndryshoj pozicionin tim”, tha shkurt Duda Balje për FrontOnline.