Këto janë katër rrugët që do të ndërtohen në Podujevë

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.

Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka dhënë zv.ministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi:

Po e fillojmë javën me nënshkrimin e memorandumit në Komunën e 𝐏𝐨𝐝𝐮𝐣𝐞𝐯𝐞̈𝐬, të cilën komunë po e financojmë me plot 𝟏,𝟎𝟑𝟔,𝟔𝟓𝟎.𝟎𝟎€.

Këto mjete do të dedikohen për këto projekte infrastrukturore:

🔹Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”, Podujevë, në vlerë prej 537,000€;

🔹Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeqël – Dumosh, Podujevë, në vlerë prej 159,000€;

🔹Ndërtimi dhe ssfaltimi i rrugës lidhëse Bradash – Dobratin, Podujevë, në vlerë prej 155,500€; si dhe

🔹Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga Gurëthyesi deri në rrugën “Sahit Llalloshi, Podujevë, në vlerë prej 185,150€.