Katër të plagosur kanë mbetur nga një gjuajtje me armë zjarri në Lupç të Podujevës.
Mediat nacionale kanë raportuar para pak çastesh edhe njoftimin e fundit, ku thuhet se të plagosurit janë dërguar për në QKUK.
E gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur një çerek ore para shifrave 16:00.
07 Press nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur ta konfirmojë këtë lajm, ndërsa veçse ka telefonuar autoritetet për të marrë më tepër informacione.