Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.
Njëri nga të plagosurit në Lupç në gjendje të rëndë, mjeku kujdestar në QKUK shpalos detaje