Rafuna jep lajmin e mirë: Me afrimin e verës çmimet e produkteve do të shkojnë duke rënë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka dhënë një lajm të mirë për konsumatorët dhe bizneset.

Ai ka paralajmëruar se rënien e inflacionit në muajit në vijim.

Rafuna ka bërë me dije se kjo do të ndodh edhe për shkak të ndërrimit të produkteve gjatë stinës së verës.

“E para sa i përket produkteve bujqësore është ndërrimi i sezones dhe ne importojmë në këtë kohë për arsye se ende nuk është periudha kur kultivohen produktet tona për atë arsye janë edhe më të shtrenjta. Ndërsa sa i përket inflacionit, inflacioni është në rënie, jo vetëm në Kosovë por është edhe në vendet e BE-së. Ne kemi thënë edhe në fillimi të vitit kur e kemi prezantuar raportin e OEK-ut por edhe parashikimet tona kemi paraparë që këtë vit do të ketë ulje të inflacionit por do të ketë edhe ulje të normave të interesit të bankave”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Sipas tij, ky fakt gëzon qytetarët dhe bizneset.

“Që është një lajm i mirë edhe për qytetarët po është një lajm i mirë edhe për bizneset. Kështu që me rënin e inflacionit ne besojmë shumë që do të shkojnë duke rënë edhe çmimet, për arsye se sipas dinamikes së sotme, sipas dinamikës së sotme, sipas indikacioneve që i kemi sot nuk pritet që do të ketë një rritje të inflacionit apo një rritje të çmimeve”, është shprehur Rafuna.