Aksident i rëndë mes një veture e një motoçikleteje – kolona të gjata në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan – Prishtinë, përkatësisht disa kilometra larg Badovcit.

Nga pamjet shihet se janë aksidentuar një veturë dhe një motoçikletë, dhe tashmë policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të parë nga afër shkaqet se si erdhi deri te ky aksident.

Nga ky aksident janë shkaktuar kolona të gjatë që qytetarët po vazhdojnë të presin deri në lirimin e rrugës.

Portali do t’ju mbajë të informuar për rastin.