Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha bint Salem Al Shamsi, e cila e ka mbështetur ndërtimin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve në Kosovë.
Ish-presidentja e ka falënderuar ministren për ndërtimin e spitalit “Sheikah Fatima” dhe ka kërkuar mbështetje për projekte tjera në fushën e shëndetësisë.
“Miket e mira, si Shkëlqesia e saj Ministrja e Shtetit EBA, znj.Maitha bint Salem Al Shamsi, është gjithmonë kënaqësi t’i takoj. Është më se e pamundur ta takoj e të mos e falenderoj për përkrahjen në ndërtimin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve në Kosovë “Sheikah Fatima”, gjatë mandatit tim si Presidente e Kosovës.Ministres Al Shamsi i kërkova mbështetje edhe në projekte tjera në fushën e shëndetësisë dhe fushave tjera që na mbajnë të afërt si shtete dhe i ndihmojnë edhe më shumë raportit tonë. 🇽🇰 🇦🇪 Deri herën tjetër, mirupafshim mike e dashur”, ka shkruar Jahjaga në profilin e saj në “Facebook”.