Abdullahu: Kandidimi i Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri dhe Kurtin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kandidimi Bedri Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq kryeministrin Albin Kurti, teksa e sheh si opsionin më të mirë për qytetarët.

Sipas tij, Hamza vjen nga një komunë e cila ka frymuar çdo ditë me probleme të veriut të vendit, teksa përmend karrierën e tij si ish-guvernator e ish-ministër i Financave.

“Kur kemi kandidu si Parti Demokratike, zoti Hamza për kryeministër përveç gjërave të tjera, që i kemi shoshitur gjerë e gjatë për ta gjetur kandidatin më të mirë si ofertën tonë më të mirë për qytetarët e Kosovës kemi pasur parasysh edhe dy çështje dy faktorë kruciale, çështjen e veriut, përkatësisht ballafaqimin me Serbinë dhe çështjen e gjendjes ekonomike në Kosovë dhe qytetareve të Kosovës. Bedri Hamza është përgjigja jonë më e mirë për të dyja këto çështje. Mund të konstatohet kështu për arsyje se z. Hamza vjen nga një komunë e cila ka frymu çdo ditë me probleme të kësaj natyre prandaj z. Hamza i njeh hallet e qytetareve si në jug si në veri të Mitrovicës dhe ka ofertë dhe ofertat e tij bazohet në përvojën që e ka pas si Kryetar Komune ndërkohë që tjetra është duke pasur parasysh se ka qenë guvernator se ka qenë ministër i financave, po edhe kryetar komune oferta e tij bazohet në përvojë dhe të gjithë qytetarët i len para dëshirës të madhe që ta sprovojnë këtë njeri që të shohë si përvojën e tij do ta aplikojë për krejt qytetarët pa dallime. Zoti Hamza nuk e ka kërku këtë vend këtë ulëse, për kryeministër”, ka thënë Hamza.

Abdullahu ka folur edhe për takimet e shumta që kandidati i PDK-së për kryeministër ka thuajse çdo ditë me ambasadorë e qytetarë të shumtë. Ai ka theksuar se Hamza në këto takime tregon gatishmërinë e tij, për të bashkëpunuar me pragmatizëm politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

“Është rrjedhë normale e takimeve që po i bën kandidati ynë për kryeministër zoti Bedri Hamza për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm, pra përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Prishtinë. Përfaqësuesit ndërkombëtarë e njohin, e dinë punën e z. Hamza prandaj edhe kanë kërkuar të takohen me të. Ajo çfarë bën z. Hamza në këto takime tregon gatishmërinë e tij, për të bashkëpunuar, gatishmërinë e tij për të koordinuar punët, jo me arrogancë po me pragmatizëm politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Krejt këtë duhet pasur parasysh se ky koordinim na duhet, na ka munguar për kohë të gjatë sidomos dhe posaçërisht, në përballjen tonë me Serbinë”, ka thënë Abdullahu.

Zëdhënësi Abdullahu ka theksuar se kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri por edhe kryeministrin Kurti. Ai ka potencuar se një nga arsyet pse prolongohen zgjedhjet është edhe forca, gatishmëria për punë, ngjyrimi optimist që ka dhënë kjo kandidaturë e tyre.

“Partia Demokratike ka thënë edhe më herët po e përsëris edhe unë sot, sa më parë që shkojmë në zgjedhje parlamentare aq më mirë për të gjithë ne, sidomos për qytetarin e Kosovës, për gjendjen e tij, çoftë financiare, çoftë për gjendjen e Kosovës. Duket se kandidimi i z. Hamza për kryeministër është gjithsesi një nga faktorët, që e ka befasu për të keq këtë qeveri, e ka befasu për të keq zotin Kurti, dhe një nga arsyet pse prolongohen zgjedhjet është edhe forca, gatishmëria për punë, ngjyrimi optimist që i ka dhënë kandidimit të tij, dhe politikave të konstruktuara tashmë shumë mirë. E kanë shtyer të gjitha këto bashkë të hezitojnë të shkojnë në zgjedhje sepse ngurrojnë të hezitojnë të ballafaqohen tashmë me një kandidat ekspresiv dhe me shumë përvojë”, ka thënë Abdullahu.

Ne thirremi në rezultatet e zgjedhjeve lokale ka thënë Abdullahu deri sa ka folur për sondazhet që e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje të parën. Matematika politike do ta lë me gojë hapur edhe qeverinë aktuale edhe kryeministrin aktual sepse përvoja e kandidatit Hamza, sipas tij është e begatshme, ka mbështetje të fortë dhe para këtij kandidati qeveritarët aktualë do të ndihen si nxënësi problematik në dërrasën e zezë që nuk e din mësimin.

“Zakonisht në pyetjet që bëhen, ku thuhet se në sondazhe Vetëvendosja qëndron më mirë, unë e kolegët e mi thirremi, në rezultate të zgjedhjeve lokale. Matematika politike apo thënë më saktë kalkulimet politike të zotit Bedri Hamza, që kanë mbështetje në përvojë do ta lënë gojë hapur edhe qeverinë aktuale edhe kryeministrin aktual sepse ato janë të begatshme kanë mbështetje të fortë në përvojë në profesionalizëm, në guxim, dhe para këtij kandidati qeveritarët aktualë do të ndihen si ai nxënësi problematik në dërrasën e zezë që nuk e din mësimin, faktikisht si ai nxënësi jo i mirë para dërrasës së populizmit ekstremist”, është shprehur për Ekonomia Online, Faton Abdullahu. /EO/