Kryeministri Edi Rama po mban fjalën gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Rama: Mirë se ju gjej gjej në shtëpinë tuaj të dytë dhe Greqinë fqinje, faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse në këtë strehë kaq të madhe që ju e bini të duket kaq të vogël, më emocionon , enzuziami juaj më përul, mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe me shumë krenari për ju njerëz të jashtëzakonshëm nga të katër anët e Shqiptarisë që jeni bërë shëmbëlltyrë e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës.
Disa këtu në Greqi u çuditen, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha që nëse unë nuk duhej të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm. Por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie.