Parashikimi i motit për sot

Të hënën në Kosovë parashikohet që të mbajë mot me diell dhe me vranësira.

Sipas Meteo Kosova, ka mundësi të ketë reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.”

Njoftimi i plotë:

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në lokalitete.

Era do fryjë nga veriu dhe lindja me shpejtësi prej 10-32 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.