Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për mospranimin e ftesës së kryetarit të këtij subjektit politik ku ajo bën pjesë ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se kryeministri do të duhej të ftonte liderët e partive opozitare për të folur për çështje të tjera.
“Nuk më është dukur një ftesë e sinqertë ka pasë tema tepër të rëndësishme për agjendën legjislative, kanë mundur shefat e grupeve parlamentare të dakordohen për këtë”.
“Kosova po kalon në një situatë të ndjeshme ndoshta nuk është tani moment për këtë, momenti ka qenë më herët, do të duhej të krijohet një konsensus për temat si dialogu dhe aneksi o Ohrit, opozita asnjëherë nuk pati një ftesë të tillë nga Kurti”, tha Kadrijaj.