Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kurti ka treguar se me Krasniqin ka biseduar për agjendën legjislative dhe zgjedhjet e reja.
“Ne i kemi 13 marrëveshje ndërkombëtare që janë në pritje. Diskutuam edhe për situatën në përgjithësi, por edhe sa i për ketë mundësisë për zgjedhje të reja”, tha Kurti para gazetarëve.
“Që nga marsi nuk mund të themi që zgjedhjet e radhës janë zgjedhjeve të viteve, por zgjedhje të muajve. E dimë që stinët më të përshtatshme janë në pranverë, dhe vjeshtë. Prandaj duhet të diskutojmë se cila është koha më e duhur për zgjedhje”.